Vuçiq: I kuptoj shqiptarët që thonë se Kosova është e pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se i kupton shqiptarët që e konsiderojnë Kosovën shtet të pavarur, mirëpo ka deklaruar se këtë nuk e pranojnë serbët.

Vuçiq ka thënë se nuk kujton një debat më të ashpër e më të vështirë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, por se, së bashku me Ivanovin, në mënyrë të qartë “ka treguar të vërtetën për sjelljen e njerëzve nga Prishtina dhe për avokimin për ‘Shqipëri të Madhe’”, shkruan Tanjug.

Ai ka thënë se ia ka dalë që të mbrojë Serbinë dhe se serbët që ishin të pranishëm ishin shumë krenarë.

Sipas tij, është mirë që debati ka qenë i mprehtë dhe i hapur sikurse që ka thënë se ka nevojë “për shumë përpjekje për investime në mënyrë që të gjithë në Evropë dhe në botë ta kuptojnë qëndrimin e Serbisë”.

“Dhe sot u kam thënë se ne e kuptojmë që shqiptarët e konsiderojnë Kosovën të pavarur, por se ata duhet të hyjnë në këpucët tona dhe të kuptojnë se Serbia nuk e konsideron Kosovën shtet të pavarur dhe për këtë nuk ka kurrfarë pajtimi”, u shpreh Vuçiq. /Insajderi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button