Arben Taravari i kundërpërgjigjet VMRO-së

Pas deklaratës me kërcënime publike të VMRO-DPMNE-së kundrejt ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, duke i thënë që të ecë me këmbë në tokë, ka reaguar edhe ky i fundit duke iu këndërpërgjigjur se askush nuk do të ndikojë që ai të zbrapset nga misioni i tij qoftë si mjek, por qoftë edhe si ministër i shëndetësisë.

“Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë apsolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.

Ky është betimi i Hipokratit ndaj të cilit kam dhënë fjalën time. Betim ndaj të cilit çdo mjek duhet të funksionojë. Ministria që drejtoj është në fillimet e detyrave të saj të reja dhe në vazhdim të atyre të mëparshme. Jemi të angazhuar në përmbushjen e tyre.”, thuhet në kundërpërgjigjen e ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button