Mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë për 11 Qershorin

Më shumë se 100 vëzhgues evropianë do t’i monitorojnë zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.

Me këtë, shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle, tha se shpreson që ndikim pozitiv në ndaljen e shpërdorimeve, raporton KTV.

Ai shprehu përkushtimin e BE-së, për një proces zgjedhor demokratik. Këto zgjedhje ai i sheh si mundësi për të demonstruar pjekuri demokratike.

Ky mision, gjithashtu, ka për qëllim të sigurohet se të gjithë votuesit me të drejtë vote në Kosovë, nga cilido komunitet, do ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Mesazhi i tij është i njëjtë me atë të përfaqësuesve tjerë evropianë në Kosovë, përfshirë përfaqësuesen e lartë, Nataliya Apostolova, e cila u bëri thirrje të gjithë individëve përgjegjës, kandidatëve dhe drejtuesve të ardhshëm të subjekteve politike, që të përmbahen nga gjuha denigruese dhe të refuzojnë të gjitha format e presionit që mund të dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button