Sulmi në resortin turistik, ISIS merr përgjegjësinë

Sulmi në resortin më të madh turistik në Filipine është marrë përsipër nga Shteti Islamik.

Sipas të dhënave të parë, dëshmitarë okularë kanë deklaruar për policinë se dëgjuan të shtëna armës në brendësi të kompleksit, në të cilin përfshihet edhe një qendër tregtare, kinema dhe kazino.

Vet kompleksi turistik njoftoi me anë të një statusi në rrjetin Social Twitter se ishte në gjendje emergjencash për shkak të raportimeve se kishte të shtëna me armë zjarri.

Më herët skuadra të forcave speciale dhe një numër i madh policësh kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që BBC raporton se ka një numër të madhe të plagosurish.

Nga ana tjetër edhe Departameti i Shteti Amerikan ka lëshuar një “alarm” për shtetasit e amerikan që të shmangin këtë zonë për shkak se janë raportuar shpërthime dhe të shtëna me armë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button