Fazliu e mori funksionin ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Ministri i ri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu sot e mori funksionin nga paraardhësja e tij, ministrja e deritashme, Shiret Elezi.

Gjatë pranim-dorëzimit të funksionit, siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Elezi i dëshiroi sukses të mëtutjeshëm ministrit Fazliu në ushtrimin e detyrës.

Ministri Fazliu theksoi se Ministria për vetëqeverisje lokale në periudhën e ardhshme do të punojë në implementimin e politikave të qeverisë, para se gjithash për zhvillimin e barabartë të komunave dhe rajoneve, pasi që prioritet i kësaj Qeverie është shoqëria e integruar dhe jeta cilësore e të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh ndarjet në baza të ndryshme.

Ministri Fazliu theksoi se do të punojë në zhvillimin e demokracisë lokale, si parakusht themelor për përfshirjen e gjithë qytetarëve në hartimin e vendimeve në nivel lokal dhe ndërtimin e ndjenjës së barazisë dhe qasjes së përbashkët për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button