Në QIK sot mbahet ekspozitë me punimet e piktorit të ndjerë Bedri Saraçini
Qendra Informative Kulturore organizon ekspozitë me punimet e piktorit të ndjerë Bedri Saraçini (1943 – 2016).
Ekspozita, e cila do të fillojë në ora 18:00, organizohet me rastin e njëvjetorit te vdekjes se piktorit.
Në ekspozitë do të ekspozohen pikturat e punuara në teknikën vaj në pëlhurë dhe të krijuara në periudha të ndryshme të jetës së tij.