E padëgjuar: Të mençurit nuk i flasin këto gjëra në publik

Disa njerëz e kanë vështirësi të mendojnë para se të flasin. Nëse jeni një nga ta, atëherë normalisht nuk jeni të vetmit në këtë problem.

Shpeshherë na rrëshqasin nga goja fjalë apo fraza të cilat nuk duhet t’i themi para tjerëve, transmeton Mapo.

Problemi është se këto fraza mund t’i lëndojnë të tjerët.
“Nuk është e drejtë!”

As jeta nuk është e drejtë! Duke u ankuar për çdo gjë, ju nuk do të zgjidhni asgjë. Nëse diçka shkon gabimisht, përqendrohuni ta zgjidhni atë problem, e jo duke u ankuar.

“Për moshën tënde…”

Çdo fjali që fillon me “për moshën tënde…” hiqeni nga fjalori juaj! Nuk është aspak kompliment nëse i thoni dikujt “dukeni shumë bukur për moshën që e keni”, etj.

“Po dukeni i/e lodhur”

Nëse dikush jua ka thënë këtë fjali, me siguri e kuptoni përse kjo frazë nuk bën t’i thuhet tjerëve. Kjy është koment negativ pa ndonjë qëllim. Nuk keni ide se çfarë po ndodh në jetën e dikujt tjetër, prandaj këtë frazë mbajeni për vete!

“Të kam thënë…”

Askujt nuk i pëlqen ta dëgjojë këtë frazë. Kjo frazë është fëmijërore, e papjekur dhe përdoret vetëm për ta bërë veten të ndjeheni mirë e tjerët të ndjehen keq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button