Bota tallet me Arsenalin që i vazhdoi kontratën Wengerit

Konfirmimi i Arsenalit se trajneri Arsene Wenger ka nënshkruar zgjatjen e kontratës edhe për dy vjet me klubin ka pushtuar rrjetet sociale.

Francezi u kritikua shumë gjatë sezonit të fundit nga tifozët e Arsenalit, por edhe pse nuk arriti të siguronte kualifikimin për Ligën e Kampionëve ai ka marrë besimin nga kryesia për të qëndruar akoma në Londër.

“Goal” ka përmbledhur disa nga shakatë që po qarkullojnë në Twitter:

  • Arsenali klub parodik, shijojeni Ligën e Evropës.
  • Ajnshtajni për kontratën e re të Wengerit: Çmenduri është të bësh gjënë e njëjtë vazhdimisht e vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme.
  • Arsenal: Ne nuk mund të konfirmojmë asgjë tjetër përpos dështimit dhe përfitimeve ekonomike për dy vjetët e ardhshme.
  • Tri gjëra janë të sigurta në jetë: Vdekja, taksat, dhe Wengeri që nuk fiton kurrë trofe të mëdhenj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button