Memeti: Zgjidhje urgjente e problemit juridik të refugjatëve nga kriza e Kosovës

Autoritetet, respektivisht organet kompetente administrative në bashkëpunim me Avokatin e Popullit që ta hetojnë problemin e bashkëqytetarëve tanë pa dokumente, si dhe problemin me të cilin përballen refugjatët nga kriza kosovare, të cilët janë tashmë 18 vite me qëndrim në Maqedoni dhe akoma janë pa status të zgjidhur juridik.

Këtë sot e theksoi në konferencën për shtyp e kërkoi Avokati i Popullit Ixhet Memeti duke e theksuar problemin sidomos për refugjatët nga Kosova, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga ombudsmani.

“Këta persona jetojnë në kushte të rënda pa mjete për ekzistencë, pa mbrojtje shëndetësore, pa mundësi për marrje të numrave amë për fëmijët e tyre dhe realizimet e të drejtave të tjera”, tha Memeti.

Sipas të dhënave të UNHCR-së deri te të cilat ka ardhur ombudsmani nga gjithsej 605 refugjatë nga Kosova 154 janë me të ashtuquajtur “karton i verdhë”, ndërsa me kërkesa të refuzuara për të drejtë të azilit dhe me status të ndërprerë nën mbrojtje ndihmëse.

Memeti kërkoi nga Qeveria dhe organet nën mandatin e të cilit është mbrojtja e refugjatëve seriozisht të qasen drejt kësaj çështje dhe të gjejnë zgjidhje sistematike përkatëse, me të cilat do t’u mundësohet qasje deri te të drejtat.

Lidhur me mospasjen e numrave amë, Avokati i Popullit theksoi se sipas të dhënave që i kanë marrë nga sektori joqeveritar, rreth 900 romë të moshuar në Shkup dhe mbi 3.000 fëmijë nuk kanë kurrfarë dokumenti, respektivisht nuk e kanë të evidentuar lindjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button