Lajçak: Formimi i qeverisë duhet t’i japë fund krizës politike

Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë së Sllovakisë, Mirosllav Lajçak deklaroi se pret që me zgjedhjen e qeverisë së re në Maqedoni t’i jepet fund krizës politike dhe të fillojnë të tejkalohen ndarjet në shoqëri.

“Shpresoj se formimi i qeverisë dhe mandati i Zoran Zaevit shënon fund të krizës politike, e cila për fat të keq ka ndikuar në ngjarjen politike në Maqedoni”, deklaroi Lajçak në intervistën për “Ballkanin Perëndimor Evropian” gjatë forumit global të sigurisë GLOBSEK në Bratisllavë.

Kriza politike, sipas Lajçakit, ka rezultuar me ndarje në shoqëri.

“Fillimisht duhet të bëhet përpjekje që të bashkohet shoqëria dhe të tejkalohen dallimet. Axhendë logjike ose punë që mund të ndihmojë për realizimin e kësaj janë integrimet euroatlantike”, deklaroi Lajçak.

Në pyetjen për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë, Lajçak u përgjigj se integrimet euroatlantike i mbështesin shumica e njerëzve në Maqedoni.

“Duam të shohim kthim të proceseve demokratike normale në Maqedoni dhe ristartim të angazhimit për integrim evropian. Unë jam i sigurt se familja evropiane do t’u ndihmojë dhe do t’i mbështesë qytetarët e Maqedonisë në këtë rrugë”, deklaroi Misosllav Lajçak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button