Majlinda Bregu s’i ndahet Bashës: S’më largon dot nga PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu është shprehur e revoltuar ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ai nuk e përfshiu në listën e zgjedhjeve më 25 qershor.

Në një prononcim për News 24, ajo ka përforcuar se fakti që nuk është përfshirë në listën e PD nuk do të bëjë që ajo të largohet nga Partia Demokratike.

“Dua t’ju them atyre që besojnë te PD që të mos ligështohen sot dhe e them këtë edhe me shqetësimin e komenteve dhe mesazheve që po marr gjithë ditën,.

Të mos ligështohen me cpo ju shohin sytë me këto tullumbacet e republikës së re, por të jenë të qetë se ditë më të mira do të vijnë dhe për të pasur ditë sa më të mira nesër duhet të fillojmë ta afrojmë atë ditë duke punuar prej sot sa më shumë.

Unë jam në PD dhe do të jem në PD, ta harrojë kushdo që e kalon nëpër mendje se do të largohem”- tha Bregu.

Në letrën më herët ajo u shpreh e revoltuar duke hedhur akuza ndaj kryetarit Basha se ka mbajtur në listë njerëzit të cilët nuk e donin PD në zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button