Turqi, neutralizohen të paktën 45 terroristë të PKK-së

Të paktën 45 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar gjatë operacionit të forcave turke të sigurisë brenda shtatë ditëve të fundit në lindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Turqisë janë shpërndarë informacione për aktivitetet e forcave turke të sigurisë në shtatë ditët e fundit, dhe kumtohet se janë zbatuar operacione kundër PKK-së në qytetet Hakkari, Sirnak, Siirt, Diyarbakir, Batman dhe Tunceli.

Gjatë operacionit janë neutralizuar të paktën 45 pjesëtarë të organizatës terroriste, me ç’rast u është dhënë goditje e rëndë terroristëve të cilët ishin në përgatitje të kryejnë aktivitete terroriste.

Objekt i sulmeve kanë qenë edhe shpellat të cilat i përdornin terroristët si dhe strehimoret. Po ashtu, gjatë operacioneve janë konfiskuar edhe tre mihahedhës, pesë pushkë automatike, 13 pushkë sulmi, 43 bomba dore, 27 copë mjete të improvizuara shpërthyese, rreth 2.000 kilogramë nitrat amoniumi, 110 kilogramë shpërthim TNT, katër kilogramë eksploziv të llojit A4, dhe sasi e madhe të armëve dhe municionit tjerë.

Janë shkatërruar së paku 26 depo dhe shpella të cilat terroristët i kanë përdorur si depo. Përveç armëve dhe municionit, forcat turke të sigurisë kanë konfiskuar gjashtë kilogramë të narkotikëve të ndryshëm, dhe 62.240 pako të cigareve. Me këtë u është shkaktuar goditje e rëndë ndaj terroristëve edhe kur është në pyetje financimi i organizatës.

Në shtatë ditët e fundit kanë rënë dëshmorë së paku shtatë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë, ndërsa janë plagosur 15 prej tyre. PKK-ja është në listën e organizatave terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button