Tramp u bë presidenti i parë i SHBA-së që e vizitoi Murin e vajit

Shefi i shtetit amerikan, Donald Tramp sot e vizitoi Murin e vajit, me çka u bë presidenti i parë aktual i SHBA-së i cili vizitoi këtë monument fetar në pjesën e vjetër të Jerusalemit.

Me kapele të zezë në kokë, Tramp së pari u lut, e më pas me dorë preki Murin, i cili është një ndër vendet më të shenjta për hebrenjtë. Në pajtim me traditën, ai la një fletë letre në mesin e gurëve të Murit. Në ato fleta besimtarët zakonisht i shkruajnë dëshirat të cilat dëshirojnë t’u dëgjohen nga Zoti.

Gjatë vizitës në Murin e vajit, Tramp ishte i shoqëruar nga zonja e parë, Melania, vajza e tij Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Xhered Kushner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button