Moti sot në Maqedoni

­ Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të vogla deri në mesatare. Rreth pasdites do të ketë reshje lokale të shiut të shoqëruara me bubullima.

Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar me drejtim veriperëndimor, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 27 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira mesatare, rreth mesditës dhe pasdites me kushte për reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të lëvizë nga 11 deri në 23 gradë Celsius.

Edhe në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, kohë pas kohe me reshje lokale të shiut, vende­vende të shoqëruara me bubullima dhe me erë të përforcuar. Lokalisht, posaçërisht në pjesët jugore të vendit priten reshje më të rrëmbyeshme, posaçërisht të dielën dhe të martën. Është e mundur edhe dukuria e motit të lig me breshër dhe me erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, që do të shkaktojë ulje të temperaturave ditore për 5 deri 7.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button