Çfarë nuk blen dot Ledri?

Ai është një nga meshkujt më të dëshiruar për femrat shqiptare. I cilësuar si reperi më në zë i momentit, Ledri Vula është gjithmonë në qendër të vëmendjes, sidomos për jetën e tij personale.

Dy ditë më parë ndodhej në Tiranë, e këtë e mësuam nga rrjetet sociale. Mesa duket, qendrimi nuk ka qenë i gjatë, pasi për më pak se 48 orë (të paktën, nga publikimi i fotove), reperi është kthyer në Prishtinë. “Do sene nuk blehen”, komenton Ledri në një foto të publikuar nga një darkë me miqtë e tij kolegë, Ermal Fejzullahu dhe Lumi B. Djemtë shihen duke ndarë momente gëzimi së bashku, e cila vërtetohet më së miri me një video të postuar në My Story, ku shihet Ermali duke kënduar. Edhe pse nuk është vënë shumë në dukje më parë, shoqëria mes djemve shfaqet më e fortë se kurrë, shkruan Bordo.al. 

Ndoshta angazhimet e shumta artistike kanë qenë pengesa kryesore për takimin e shpeshtë të tre këngëtarëve. Miqësitë mes artistëve janë një fenomen shumë i pëlqyer nga publiku.

Postimi-i-Ermalit Postimi-i-Ledrit Postimi-i-Lumi-B

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button