Automjete dhe paisje të reja për AUV, donacion nga BE-ja

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe veterinari Zoran Popovski pret në periudhën e ardhshme të paktën dyfish të rritet efikasiteti dhe efektivitetit në punën e institucionit.  Këtë, siç tha, e mundëson donacioni nga Bashkimi Evropian në pajisje dhe automjete në vlerë prej rreth një milionë euro, pranim-dorëzimi zyrtar i të cilit është bërë sot.

“Bëhet fjalë për një projekt të realizuar me sukses me të cilin mundësohet punë efikase dhe efektive e Agjencisë dhe të shërbimeve të saja inspektuese. Ky është projekti IPA 2012 i financuar nga BE-ja përmes të cilit janë ndarë rreth një milionë euro për furnizim të 42 automjeteve, një automjet për terren, rreth 200 laptop kompjuterë, 30 desktop kompjuterë, printerë multifunksionalë dhe pajisje për mbrojtje të inspektorëve dhe kontroll të ushqimit”, deklaroi Popovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button