Bilall Kasami takoi ambasadorin e BE-së,  Samuel Zhbogar

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA,  Bilall Kasami u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni,  Samuel Zhbogar.

“Në këtë takim miqësor u diskutua për aktualitetet politike dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Maqedonia në rrugën e saj euro – atlantike. Kasami e njoftoi  Zbogar edhe me angazhimin dhe përkushtimin e Lëvizjes BESA që Maqedonia në radhë të parë të jetë shtet i barabartë për të gjithë, dhe si e tillë të jetë anëtare e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Lëvizja BESA e ka informuar  Zhbogar se kërkesa e Gjorgje Ivanov, që të ketë garanca me shkrim nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët, krijon një praktik të rrezikshme për funksionimin e shtetit dhe në veçanti për avancimin e mëtutjeshëm të të drejtave etnike të shqiptarëve”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button