Moderatorja e njohur tregon sekretet e saj të suksesit

Nuk do shumë të besohet se Oprah Winfrey është një ndër personat më të suksesshëm në planet dhe e ftuar në ceremoninë e diplomimit të studentëve të “Agnes Scott College” në Georgia, ajo vendosi të tregohet e sinqertë duke treguar disa prej sekreteve të saj që e kanë ndihmuar të jetë kjo që është sot.

“Dikur kam pasur frikë të jem e plotë. Madje njerëzit më kanë thënë shpesh se unë jam plot dhe nuk dija si ta merrja këtë. Më pas kuptova që po, unë jam shumë plot! Plot përsa i përket vetëbesimit dhe kontrollit ndaj vetes. Megjithatë nuk do shkoja kurrkund nëse nuk do kisha edhe një praktikë shpirtërore gjithë kohës me vete. Nuk ka rëndësi nëse është fe apo muzikë apo kërcim apo thjesht një lidhje e veçantë që ju mund të keni me natyrën. Mjafton të keni një dobësi shpirtërore për diçka që ju e doni shumë…” – ka thënë ajo.

Oprah vendosi theksin tek rëndësia e të pasurit ndjesinë e të ndihmuarit të atyre që kanë nevojë duke e kthyer këtë në mision personal të përditshëm ndërkohë që i tregoi studentëve rëndësinë e të parit gjithçka si shërbim për të tjerët.

“Për 25 vite kam pasur emisionin më të shikuar dhe e kam bërë këtë duke e parë gjithmonë si një shërbim për të tjerët. Doja që nëpërmjet emisionit tim njerëzit të kuptonin më mirë veten. Kam intervistuar 37.000 personazhe në 25 vite dhe kam bërë më shumë se sa thjesht ti pyesja dhe ti dëgjoja. Jam ndjerë si ata në studion time. Shumë herë dhe jam sërmurë në kuptimin e parë të fjalës nga ato që kam dëgjuar. Por në fund të ditës, çmimi më i madh nuk është ai i parave edhe pse paratë duhen shumë. Substanca e jetës ka rëndësi dhe nëse e keni plotë, jeni të fituar!” – ka përfunduar ajo. /Blitz.al/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button