Maqedoni, shifra të reja alarmante sa shumë të rinj janë papunë!

Mbi 80 për qind e të papunësuarve në vend presin punësim prej më shumë se një vit. Bëhet fjalë për një numër madje prej 182.027 personave. Por ende më shqetësues është fakti se 62,000 nga to janë të rinj të moshës deri në 29 vjet, njofton Alsat-M. Këto shifra të publikuara nga Enti shtetëror për statistikë konfirmojnë se shteti përballet me vështirësi sa i përket zbutjes së papunësisë në mesin e të rinjve.

Sipas drejtorit të Agjencisë për punësim Vllatko Popovski, janë ndërmarrë masa të shumta të dedikuara për të rinjtë, por siç thotë ai, për papunësinë e lartë në këtë kategori ndikojnë më shumë faktorë.

Hulumtimi i vitit të kaluar nga i fondacionit Fridrih Ebertit për papunësinë në mesin e të rinjve ka treguar se 43 për qind do të pranonin të punojnë çfarëdo qoftë, ndërsa 38.7 për qind do ta bënin atë me kusht që të marrin një pagë më të lartë. Një e treta besojnë se e kanë gabuar plotësisht profesionin për të cilin kanë vendosur të shkollohen. Nga Agjencia e Punësimit vlerësojnë se kjo situatë mund të ndryshojë në panairet e punësimit dhe rikualifikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button