Donald Trump kërcënon Drejtorin e FBI që sapo largoi (FOTO)

Donald Trump ka lëshuar një kërcënim të habitshëm e të qartë ndaj James Comey, duke lënë të kuptohet se regjistrimi i bisedave mes të dyve do të nxirret, nëse ish drejtori i FBI “fillon rrjedhjen e informacioneve për shtypin”.

Në të fundit e një serie postimesh në Tuiter që herët në mëngjes, Presidenti tha: “James Comey bën mirë të shpresojë që nuk ka ”kaseta të bisedave tona” para se të fillojë të rrjedhë informacione për shtypin!”

Ai pasoi postimet e mëparshme ku ai ankohej për ata që i përshkruante si “lajme të rreme”, përpara se të bënte një kërcënim të paprecedentë, për të anulluar të gjitha informimet e shtypit nga Shtëpia e Bardhë dhe të nxjerrë vetëm deklarata me shkrim.

Sulmet tregojnë se udhëheqësi i SHBA është bërë gjithnjë e më i acaruar nga pasojat e largimit prej tij të Comeyt, i cili kish mbikëqyrur hetimin e FBI për bashkëpunimin e Rusisë me ekipin e fushatës së tij.

Trump e vazhdoi paralajmërimin për Comeyn me një tjetër postim ku i referohej ish shefit të sigurisë kombëtare, James Clipper.

“Kur vetë James Clipper, dhe praktikisht gjithë të tjerët që kanë dijeni për gjuetinë e shtrigave thonë që nuk ka bashkëpunim, kur od të marrë fund kjo?” / bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button