Putin: Nuk ka fuqi që është e aftë për ta mposhtur Rusinë

 Nuk ka fuqi që është e aftë për ta mposhtur Rusinë, theksoi presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalimit në Sheshin e Kuq në Moskë, ku u mbajt parada e fitores.

“Nuk ka, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë fuqi që mund ta nënshtrojë popullin tonë”, ka siguruar Putrin.

Presidenti rus theksoi se gjatë Luftës së Dytë Botërore “nazistët e kanë sulmuar Bashkimin Sovjetik me goditjet më të fuqishme”, por populli ka bërë diçka që dukej e pamundur në shikim të parë –  e ka kthyer “rrotën e përgjakshme” të Luftës së Dytë Botërore dhe e nënshtroi nazizmin, i dha fund krimeve të tyre, transmeton MIA.

“Forcat e armatosura të Rusisë ‘mund të mbrohen nga çdo agresion potencial’, por për luftë efektive me terrorizmin, ekstremizmin, neonazizmin dhe kërcënimet tjera është e nevojshme të konsolidohet tërë bashkësia ndërkombëtare”, sqaroi Putin.

Presidenti i Rusisë me qëllim që t’i nderojë viktimat e luftës ka vendosur kurorë me lule në Monumentin e heroit të panjohur.

Në paradë kanë marrë pjesë pothuajse 10.000 persona, 114 njësite me teknikë tokësore luftarake, 72 helikopterë dhe aeroplanë.

Për herë të parë në paradë janë përfshirë edhe njësitet e lëvizjes së përgjithshme ruse ushtarake-patriotike “Junarmia”, vajzat-studente të Akademisë Ushtarake “Buxhoni” dhe Akademia Ushtarake-Hapësinore “Mozhajski”, si dhe marinsa nga Flota veriore.

Teknika arktike, e cila sivjet për herë të parë është përfshirë në paradë, përfaqësohet nga komplekset raketore “Top-M2DT” dhe “Pancir-SA”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button