Shtrohet tapeti gjigant me motive shqiptare për 230-të artistët e BJCEM-it (FOTO)
Për këta artistë në Sheshin ‘Nënë Tereza’, është shtruar një tapet i madh me motive shqiptare, gjë që i ka dhënë një pamje krejtësisht ndryshe këtij sheshi, shkruan KultPlus.
230-të artistët që sivjet janë pjesë e Bienalës së Artistëve të Rinj të Mesdheut, dje janë pritur në një mënyrë shumë interesante nga Bashkia e Tiranës, aty edhe ku nisi kjo ngjarje e madhe kulturore. Për këta artistë në Sheshin ‘Nënë Tereza’, është shtruar një tapet i madh me motive shqiptare, gjë që i ka dhënë një pamje krejtësisht ndryshe këtij sheshi.
Që nga dje e deri më 9 maj në Shqipëri do të mbahet Bienalja e 18 mesdhetare me 230 të rinj pjesëmarrës nga vendet e Evropës dhe Mesdheut. Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore merr pjesë edhe Kosova me artistët si Alban Fejza, Leart Rama, Jetullah Sylejmani, Oborri dhe Yll Xhaferi.