LSDM: Diktatura merr fund me Gruevskin

LSDM ka reaguar ndaj postimit në Facebook të kreut të VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski, duke porositur se diktatura për të cilën flet Gruevski ka marrë fund më 11 dhjetor.

“Ka ardhur koha që Gruevski dhe kryesia e VMRO DPMNE-së të pajtohen me realitetin. Diktatura për të cilën flet Nikola Gruevski mbaroi me zgjedhjet e 11 dhjetorit, kur shumica e votuesve votuan kundër regjimit për ndryshime. Qeveria e re sjell jetë për të gjithë qytetarëve e Maqedonisë, drejtësi për të gjithë, institucione të pavarura të përkushtuar ndaj qytetarëve në shoqëri demokratike dhe evropiane, ku qytetarët do të ketë jetë dinjitoze dhe cilësore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button