Parlamenti bullgar do të zgjedh qeverinë e re

Kuvendi popullor bullgar sot do të votojë për zgjedhjen e Qeverisë së re të Bullgarisë, të kryesuar nga mandatari dhe lideri i partisë konservative Qytetarë për zhvillimin evropian të Bullgarisë (GERB), Bojko Borisov.

Siç njofton BTA, para votimit të deputetëve, Borisov sot paradite presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev do t’ia dorëzojë propozimin e vet për konstituimin e kabinetit të ri.

Pres shërbimi i Kabinetit të shefit të shtetit bullgar dje kumtoi se pas marrjes së propozimit nga Borisov, Radev do t’i plotësojë obligimet e tij kushtetuese dhe Kuvendit popullor menjëherë do t’i propozojë ta zgjedh qeverinë e propozuar.

Menjëherë pas zgjedhjes, anëtarët e qeverisë së re, të tretë të Borisovit do të japin betim solemn para deputetëve.

GERB e Borisovit arriti marrëveshje për formimin e koalicionit qeveritar me bllokun nacionalist të Patriotëve të Bashkuar (PB).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button