Plomp: Hetim rrënjësor për dhunën në Kuvend

Maqedonia duhet patjetër të zbatojë hetim për dhunën që ndodhi në Kuvend të enjten e shkuar dhe në mënyrë adekuate t’i sanksionojë personat e përfshirë. Ishin këto porositë e ambasadorit holandez në Shkup, Vauter Plomp, përcjell Alsat M. Sipas tij mirë është që të gjithë i kanë dënuar këto ngjarje, por njëherazi përmend se më e rëndësishme është të formohet Qeveria që do ta lëvizë vendin drejt integrimeve euroatlantike.

“Hapi i radhës duhet të jetë hetim dhe akuzat e plota kundër atyre që i kryen këto vepra serioze, si dhe kundër atyre që e kanë lehtësuar zbatimin e kësaj, dhe ata që nuk kanë bërë mjaftueshëm që e njëjta të mos ndodh. Mendoj se ky është zhvillim normal i aktiviteteve pa dallim nëse bëhet fjalë për një vend anëtar të BE-së ose për një vend jashtë BE-së. Por do të them: përfundimisht është e rëndësishme për vendin që pretendon të bëhet anëtar i BE-së. Vlerësoj se është pozitiv fakti që Kuvendi arriti të konstituohet si dhe të zgjidhet kryeparlamentari i pranuar qartazi nga BE-ja dhe SHBA-të. Hapi i radhës do të duhej të jetë formimi i Qeverisë së re, sa më shpejtë, aq më mirë, që vendi të mund të lëvizë para. Çdo skenar tjetër nuk do të jetë në dobi të Maqedonisë, posaçërisht për qytetarët e Maqedonisë. Vërtet shpresoj që interesat kombëtare të Maqedonisë do të mbizotërojnë mbi ato personale dhe partiake. Në fund vlerësoj se Kuvendi është vendi i vetëm ku mendimet e ndryshme duhet të ballafaqohen dhe të krijojnë debat të shëndoshë që do ta çojë vendin para, gjë për të cilën me të vërtetë shpresoj se do të ndodhë” – Vaulter Plomp, ambasador i Holandës në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button