Ja çfarë kanë biseduar Zaev dhe Hojt Ji

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, bashkë me nënkryetaren Radmilla Shehqerinska dhe sekretarin e përgjithshëm, Oliver Spasovski, sot janë takuar me zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji, në të cilin takim ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, njofton Portalb.mk.

“Është shprehur përkrahje për proceset demokratike të Republikës së Maqedonisë, të cilat pas zgjedhjeve kredibile, vazhduan me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga shumica parlamentare, ndërkaq do të rezultojë edhe me formimin e Qeverisë së re “, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur në mënyrë ligjore dhe legjitime, sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. Vazhdojmë t’i lëvizim proceset deri në formimin e Qeverisë reformatore”, tha Zaev.

Ai tha se presidenti, Gjorge Ivanov, do të merr njoftim nga kryetari i ri i Kuvendit se ekziston shumicë parlamentare demokratike dhe do të kërkojë që i njëjti të veprojë sipas obligimit kushtetues, gjegjësisht ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë. Gjithashtu ekziston program për Qeverinë reformatore, e cila e garanton unitaritetine, respekton Kushtetutën, perspektivave euro-atlantike të Maqedonisë”, tha Zaev.

Sipas Zaevit me atë, shtjerrën të gjitha kërkesat jo të logjikshme të Ivanovit për dhënien e mandatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button