Ndodhitë në Kuvend, tregues i mbjelljes së urrejtjes mes njerëzve nga udhëheqësit e shtetit

Një shtet që pretendon të integroj drejtë Bashkimit Evropian duke organizuar vazhdimisht vrasje, atentate, përfshirë edhe ngjarjen që ndodhi në parlament. Është rishtuese të shikosh ndodhitë që ndodhin në këtë shtet kryeHORRASH.

Ngjarja që ndodhi në parlament tregon qartë se drejtësia, uniteti, si dhe njerëzimi janë të huaj për këtë vend ose thënë më saktë për këto perfaqësues politik që aktualisht janë në krye të shtetit. Atentati kryer përfaqësuesve politik z.Ziadin Sela dhe z.Zorav Zaev si dhe shumë pjesëtarëve të tjerë në parlament tregon qartë se udhëheqësit e shtetit kanë mbjell vetëm urrejtje në mes njerëzve, tregon qartë që në këtë vend është krim të flasish për të drejtat dhe drejtësin, të flasish për bashkëpunim këtu do të thotë se je i shitur e i blerë. Në qoftëse e ngre zërin dhe kërkon të rrimarish të drejtat e tua dhe të flasish për atë se çfarë është e drejtë e çfarë jo bëhesh automatikisht objektivi i satanëve dhe korbave të zi.

Të sulmuarit në parlament e sidomos z.Ziadin Sela tani kanë mbështetjen e KOMBIT, të gjithë të bashkuar do të rimarrim atë që na është marrë nga huliganët. Tani na mbetet vetëm tu urojmë shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve e sidomos z.Ziadin Sela që për vatan, gjuhë, flamur flet trimërisht ne çdo moment e para çdo kujt, dhe është i gatshëm të jap edhe jetën për ta dhe për popullin shqiptar, dhe nuk trembet nga tufani, nuk trembet përball hasmit, as nga pushka e as nga gryka. Një për të gjithë, TË GJITHË PËR NJË !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button