Gostivar, një fëmijë katërvjeçar shtypet nga një traktor

­Një fëmijë katërvjeçar ka marrë lëndime të rënda nëpër trup pasi ka rënë dhe është shtypur nga një traktor, që e ka drejtuar gjyshi i tij. Pas ndihmës së dhënë në spitalin e Gostivarit, urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit.

Sipas SPB Tetovë, fatkeqësia ka ndodhur dje pasdite në një arë në vendin “Dunaishte” kur R.A. (60) me traktor ka kryer punë bujqësore. Fëmija është ngjitur në traktorin që lëvizte dhe për një moment ka rënë, me ç’rast është shtypur me njërën rrotë.

Prindërit e fëmijës e kanë dërguar në spitalin e Gostivarit, prej nga për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup. Policia ka realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren aktivitete për ndriçim të plotë të rrethanave të cilat kanë sjellë deri tek fatkeqësia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button