Është rritur intensiteti i qarkullimit në autostrada

­Qarkullimi në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, njofton LAMM­.

LAMM­ i rekomandon drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të përshtatur dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në komunikacion.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore:Koçan ­ Makedonska Kamenicë ­ Dellçevë, Vinicë­Berovë, Gostivar­Strazhë, Mavrovë­ Dibër Strugë, D.Kapi ­Udovë, Katllanovë ­Veles, Krushevë­Demir Hisar dhe Resnjë ­Bukovë.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button