Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kirgizi

Të paktën 24 persona raportohet se kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut në një fshat në jug të Kirgizisë.

Ministria e Emergjencave ka thënë se 9 fëmijë janë në mesin e personave që janë varrosur për së gjalli në fshatin Ayu në rajonin Osh.

Dhjetëra punëtorë të shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar.

Presidenti kirgiz, Almazbek Atabaev ka dërguar ministrin e Emergjencave, Kubatbek Boronov në vendin e ngjarjes.

Dhjetëra persona të tjerë, të cilët kanë mbijetuar, kanë humbur shtëpitë e tyre.

Rreth 95 për qind e Kirgizisë është rajon malor. Rrëshqitjet e dheut në Ayu, thuhet se janë më vdekjeprurëset që prej rrëshqitjeve të dheut më 2004, ku u vranë 33 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button