fbpx

Sot mbyllen gazetat “Vest” dhe “Utrinski”

Sot për herë të fundit do të botohen gazetat “Utrinski vesnik” dhe “Vest”, të cilët në Pazar kanë qenë thuajse rreth dy dekada. Këto dy media do të vazhdojnë të funksionojnë si ueb-portale, me disa të punësuar, ndërsa gazetarët tjerë do të ngelen pa punë. E vetmja gazetë që do të vazhdojë me punë prej kompanisë MPM, është gazeta “Dnevnik”, njofton Portalb.mk.

Gazetarët e ketyrë gazetave kanë bërë greve disa herë pasi që nuk u janë paguar rrogat. Ata kanë kërkuar takim me drejtorin, Sergjan Kerim, por dera e tij ka qenë e mbyllur për gazetarët.

Në ndërkohë është hapur ndërmarrje e re simotër, me emrin e ngjashëm “Media Print SHPK”, e cila publikoi disa shpallje për punësim të gazetarëve dhe redaktorëve. Ndërmarrje e re është në pronësi të Aleksandar Dinev, i cili është pjesë e menaxhmentit aktual të MPM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button