Këshilli i Evropës u bën thirrje të gjitha palëve në Maqedoni t’i qetësojnë tensionet dhe të mos përdorin forcë

Këshilli i Evropës sot bëri thirrje për qetësimin e tensioneve në Maqedoni dhe në përmbajtje nga dhuna.

“Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen, t’i qetësojnë tensionet dhe të mos përdorin forcë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland në emër të organizatës panevropiane pas ngjarjeve të mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Jagland vlerësoi se situata në Parlamentin në Shkup është alarmante.

“Ju bëj thirrje të gjitha palëve në Shkup t’i qetësojnë tensionet dhe ta inkurajojnë dialogun”, thotë sekretari i përgjithshëm i KE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button