fbpx

Historike, Tuzi shpallet komunë më vete. E dyta pas Ulqinit

Parlamenti i Malit të Zi, në një votim historik për shqiptarët atje, ka votuar pasditen e së enjtes për shpalljen e Tuzit, komunë me të drejta të plota. Ishte një e drejtë që shqiptarët e Tuzit e kërkonin prej 27 vitesh dhe që u ishte mohuar, transmeton Top Channel. 

Ky lajm bëhet i ditur për Top Channel nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Në votim kanë marrë pjesë 42 deputetë, nga 81 që ka Parlamenti, dhe me 42 voto pro Tuzi shpallet Komunë.

Në votim nuk ka marrë pjesë opozita serbe dhe koalicioni “Çelsi”, një formacion me disa parti malazeze, por sipas deputetit shqiptar në Parlamentin malazez, Nik Gjeloshaj ajo që nuk pritej ishte mosmarrja pjesë në votim e deputetit shqiptar, Dritan Abazoviç, që është pjesë e koalicionit “Çelsi”.

Projektligji për Tuzin Komunë është votuar nga Partia Demokracia Sociale e Milo Gjukanoviçit, që ka shumicën në Parlament dhe koalicioni i partive shqiptare “Forca” dhe “Alternativa Shqiptare” e “UDSH”.

Tuzi varej nga Bashkia e Podgoricës dhe, prej më shumë se një çerekshekulli, popullsia shqiptare dhe faktori politik shqiptar në Mal të Zi kërkonin që të ishin një komunë më vete me të drejta të plota. Tashmë pas Ulqinit, Tuzi është komuna e dytë me shumicë shqiptare në territorin e Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button