Maltreton nënën e tij, paraburgoset shkupjani

SPB-ja e Shkupit ka ngritur padi penale ndaj P.A.(50) nga Shkupi për shkak të dyshimit për vepër penale “vrasje në tentativë”.

Siç informpjnë nga MPB-ja, në periudhën prej muajit mars deri në prill të vitit 2017 i akuzuari në mënyrë të vazhdueshme e ka maltretuar psiqikisht dhe fizikisht nënën e tij 79 vjeçare, me të cilën edhe ka jetuar.

Më 11 prill P.A. me përdorimin e forcës dhe me dara të nxehta ka maltretuar nënën e tij duke i shkaktuar plagë të ndryshme nëpër trup dhe në gjendje të pavetëdijshme e ka dërguar në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button