Ushtria izraelite pengon protestat e palestinezëve (FOTO)

Një grup i protestuesve palestinezë edhe sot është përleshur me forcat e sigurisë izraelite të cilët u përpoqën për të parandaluar mbajtjen e një proteste në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa qindra palestinezë janë mbledhur sot në marsh paqësor në mbështetje të të burgosurve palestinez të cilët përmes grevës së urisë kërkojnë kushte më të mira në burgjet izraelite dhe ndjekje të drejtë ligjore.

Demonstruesit kishin arritur në vijën e ndarjes në Beit El, ku fillimisht nodhi një konflikt verbal me pjesëtarët e ushtrisë izraelite.

Forcat izraelite më pas me gaz lotsjellës dhe me përdorimin e forcës u përpoqën për të shpërndarë turmën e palestinezëve, ndërsa demonstruesit u përgjigjëm duke djegur kontejnerët e mbeturinave dhe me gurë.

Protesta në Palestinë

Protesta në Palestinë
 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button