fbpx

Libër me poezi më i vogël se 1 centimetër (FOTO)

Shkrimtari dhe poeti nga Izmiri i Turqisë, Ümit Yaşar Işıkhan, duke përgatitur librin e tij të poezive 0.23 gram të rëndë, 4 milimetra të gjerë dhe 8 milimetra të gjatë, me plot 96 faqe, ka thyer rekordin e tij të mëparshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Ümit Yaşar Işıkhan, i cili njëkohësisht është dhe kryetari i Unionit Ndërkombëtar të Aktivistëve Artistë, duke folur për AA, tha se në vitin 2016 ka mundur të bëjë një libër rreth 9 milimetra të gjerë dhe 12 milimetra të gjatë, duke thyer kështu rekordet. Ndërkohë ai këtë herë ka thyer përsëri rekordin e tij.

Libri mban titullin “Pas dashurisë trishtim”. “Kur libri bie nga dora juaj nuk mund ta shikoni. Ky është libri më i vogël që mund të lexohet. Falënderoj shtëpinë botuese për këtë punë”, ka thënë ai.

Duke vënë në dukje se në panairin e vitit të kaluar të mikro librave të organizuar në Baku, ai ka përfaqësuar Turqinë, Işıkhan ka shtuar se edhe këtë libër do ta dërgojë në shumë muze dhe për liderët e botës.

Ai ka vënë në dukje se do të aplikojë edhe në librin e rekordeve Guinness për këtë vepër të tij.

“Librin që botova vitin e kaluar i cili ishte 0.75 gramë, e nxora në shitje me vlerën e 1 gram floriri, ndërsa libri i këtij viti është më i shtrenjtë sepse është sa një e katërta e një grami flori për nga pesha. Nëse do ti vendosja një vlerë do të thoja se ai mund të shitet për 300 lira, por nuk e shes”, ka thënë ai.

Işıkhan ka thënë se ka bërë një punë të tillë fillimisht si një protestë kundër çmimit të letrave dhe kundër librit online. Ai ka thënë se njerëzit kanë filluar të largohen nga libri.

Duke vënë në dukje se sa më shumë të rritet çmimi i letrës aq më shumë do të rriten çmimet e librave, Işıkhan në vijim ka shtuar se ka bërë këtë punim të vogël për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve në këtë drejtim.

libri

libri1

libri2

libri3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button