Dy anije ushtarake japoneze do t’i bashkangjiten aeroplanbartësit “Karl Uinson”

Dy anije ushtarake japoneze do të kryejnë stërvitje me aeroplanbartësin amertikan “Karl Uinson” në Detin kinez.

Anijet japoneze që të premten u nisën nga porti në pjesën perëndimor të Japonisë, me qëllim që t’i bashkangjiten aeroplanbartësit amerikan “Karl Uinson”.

Mediat amerikane njoftuan se anijet ushtarake japoneze do të ushtrojnë “më shumë taktika” me grupin amerikan.

Forcat detare japoneze për vetmbrojtje (MSDF) nuk publikuan deri kur anijet japoneze do të mbeten me aeroplanbartësin amerikan.

Paraprakisht sot, Koreja e Veriut u kërcënua se është e gatshme t’ia fundosë SHBA-së aeroplanbartësin në mënyrë që ta dëshmojë forcën e vet ushtarake.

“Forcat tona revolucionare janë të gatshme të sulmojnë dhe fundosin aeroplanbartësin amerikan me një goditje të vetme,” ka shkruar gazeta shtetërore “Rodong Sinmun”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button