fbpx

Votimi në referendumin në Gjevgjeli po zhvillohet pa probleme

Në komunën e Gjevgjelisë sot në ora 7 janë hapur gjitha 37 vendvotimet ku qytetarët duhet të prononcohen rreth referendumit nëse janë ‘po’ ose ‘kundër’ hapjes së xeheroreve të arit në malin Kozhuf.

“Prononcimi për referendumin ka filluar që dje kur kanë votuar të burgosurit, të sëmurët dhe pleqtë. Procesi zhvillohet pa probleme. Në listën zgjedhore janë regjistruar 19.459 qytetarë më të drejtë vote, më së voni deri ora 19”, ka thënë Gordana Pop- Koçeva, kryetare e Komisionit komunal zgjedhor në Gjevgjeli.

Që të jetë i suksesshëm referendumi, Pop-Koçeva tha se në votim duhet të dalin të paktën 50 për qind plus një nga qytetarët e regjistruar në listën zgjedhore dhe se rezultatet e para do të bëhen publike pas orës 20.

Ndryshe, ky referendum është miratuar njëzëri nga këshilltarët e Komunës së Gjevgjelisë pas reagimeve të shumta të banorëve dhe shoqatës “Shpëtim për Gjevgjelinë” se hapja e xeheroreve do të shkaktojë katastrofë ekologjike në rajonin e Gjevgjelisë dhe se do të sillte sëmundje kancerogjene.

LEXO: Në Gjevgjeli mbahet referendum pro apo kundër hapjes së xeherores së arit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button