Shkup, prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta i larguan tendat

Tre ditë qëndruan para Parlamentit të Maqedonisë, me tenda prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta. Ata sot u larguan për tu kthyer sërish në një kohë të shpejtë.

Përderisa ishin aty filluan të mbledhin nënshkrime nga qytetarët për të filluar iniciativë për ndryshime ligjore. Ata shpresonin se me procedura do ta ngrisin vetëdijen e organeve kompetente për të zgjidhur problemet e tyre.

Gjatë ditëve që qëndorinin në tendat e tyre para Kuvendit, prindërit u takuan me ministrin e punës dhe politikës sociale, Ibrahim Ibrahimi, si dhe me deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së. Atyre iu premtua se do të zgjidhet problemi.

Mbi 3000 familje anëtare të shoqates “Zemra të bashkuara” kërkojnë të vendoset ligj i ri për fëmijët me nevoja të veçanta dhe një set masash, të cilat përfshijnë kujdesin institucional, diagnostiko të drejtë, kuadro të edukuara për mjekim dhe terapi përkatëse në institucione më  të mira, dhe me siguri edhe benefite për familjet të cilat do të mundësojnë standardin më të lartë dhe kujdesin më cilësor për fëmijët.

“Kërkojmë që Kuvendi urgjentisht t’i miratojë kërkesat tona, sepse ne jemi të lënë në margjinat e shoqërisë. Në shoqatën tonë marrin pjesë mbi 3.000 familje, ndërsa grupi i Fejsbukut ka mbi 15.000 mbështetës. Nuk guxojnë edhe më tej ta injorojnë klithjen tonë”, thotë Mijallkov.

Ai përmes dramës së tij personale na e përcjelli tregimin e familjeve që përballen me këto probleme.

“Vetëm unë jam i punësuar, në bibliotekën e qytetit në Shtip. Bashkëshortja ime Divna është plotësisht e përkushtuar dy fëmijëve tonë me nevoja të veçanta. Rroga ime është 19.000 denarë, ndërsa kompensimi për një fëmijë – 4.300 denarë. Por ne nuk mund ta lidhim muajin, fat që kemi para për bukë deri muajin e ardhshëm. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë fatkeqësinë tonë, e cila është pasojë e moskujdesit të shoqërisë”, shton Mijallkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button