Fiton Ujpesti, përsëri shënon Bardhi

Ka vazhduar të shkëlqejë me lojë të mirë, futbollisti shkupjan i Ujpestit të Hungarisë, Enis Bardhi. Në ndeshjen e radhës që skuadra e Bardhit ka luajtur në cilësinë e mysafirit, futbollisti i reprezentacionit U21 të Maqedonisë, ka vërtetuar edhe një herë faktin se do të jetë super ylli Kampionatit Evropian që këtë verë do të luhet në Poloni. Enis Bardhi ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij, për epërisë 0:2, ndërsa në fund Ujpesti ka marrë fitore me rezultat 1:3.

Me këtë fitore Ujpest ka shtuar gjasat për të kapur pozitën e 3-të, që dërgon në garat e Ligës së Evropës, pasi tani është pas ekipit Vasas vetëm 5 pikë diferencë, ndërkohë në listën e golashëneusve të kampionatit hungarez është në pozitën e 3-të, me vetëm dy gola më pak se kryesuesi Eppel. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button