Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizitë në Katar

Emiri i Katarit Shejh Temim bin Hamad Al Thani priti në takim Sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit QNA, në takimin mes Al Thani dhe Mattis është biseduar për marrëdhëniet politike, strategjike dhe ushtarake mes Katarit dhe SHBA-ve dhe rrugët për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.

Në takim gjithashtu janë trajtuar çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si Siria, Palestina, Jemeni dhe Libia. Të dyja palët kanë biseduar në lidhje me përpjekjet në luftën kundër terrorit, dhunës dhe ekstremizmit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes turneun e tij në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë e ka filluar të martën me vizitën në Arabinë Saudite dhe Egjipt. Mattis i cili dje e vizitoi Izraelin, mbrëmë arriti në Katar ndërsa nesër pritet të vizitojë edhe Xhibutin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button