Promovohet doracaku për korrupsion për vetëqeverisjen lokale

Doracak për shkatërrimin dhe njohjen e korrupsionit në vetëqeverisjen lokale sot është promovuar nga Shoqata e Maqedonisë të Juristëve të Rinj (SHMJR) dhe Fondacioni Kondar Adenauer në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Doracaku, sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit dhe kryetarit të BNJVL-së Koce Trajanovski është mjet më i lehtë i cili do të jetë në dobi të të gjitha vetëqeverisjeve lokale, si për nëpunësit ashtu edhe për kryetarët e komunave.

Trajanovski theksoi se komunat punojnë në mënyrë transparente dhe i respektojnë ligjet, por edhe se është e nevojshme që të mundohen për punë më cilësore.

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Timço Muckinski theksoi se doracaku do të jetë mjet i dobishëm për një numër të madh të palëve të cenueshme në procesin e sjelljes së vendimeve të të punësuarve në administratën lokale dhe në sektorin publik.

Autorja Jasna Oravçanec Arangjelloviq sqaroi se doracaku përmban sublimim të rregullave në Maqedoni, gjegjësisht çka është korrupsioni, cilat janë obligimet e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, kapitujt për veprimin e personave zyrtarë…

Doracaku është në dispozicion në gjuhën shqipe dhe maqedonase , ndërsa do të shpërndahet deri te të gjitha njësitet e vetëqeverisjes lokale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button