Pens: SHBA-ja do të përgjigjet në mënyrë adekuate nëse Pheniani përdorë armë bërthamore

Nënpresidenti amerikan, Majk Pens e paralajmëroi sot Korenë e Veriut të mos e sprovojë vendosshmërinë e Forcave të armatisura të SHBA-së, sepse do të marrë “përgjigje adekuate dhe efektive” ndaj çdo përdorimi të armëve konvencionale apo bërthamore.

Ai theksoi se Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp do të vazhdojë të punojë me përkushtim së bashku me aleatët e vet, siç janë Japonia, Kina dhe fuqi të tjera botërore, me qëllim që të ushtrohet presion ekonomik dhe diplomatik ndaj Phenianit.

“SHBA-ja çdoherë do të luftojë për paqe, por gjatë menaxhimit të Trampit mburoja qëndron në pozitë mbrojtëse, ndërkaq shpata është në gjendje gatishmërie”, theksoi Pens para 2.500 ithtarëve të Marinë ushtarake amerikane në anijembajtësen “Ronald Regan” në bazën ushtarake “Jokosuka” në Gjirin e Tokios.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button