Maqedoni, konfiskohen shtatë kilogramë heroinë

Shtatë kilogramë heroinë kanë konfiskuar nëpunësit doganorë gjatë fundjavës së kaluar, pikërisht ditën e shtunë, gjatë kontrollit të një automjeti motorik në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. Heroina ishte blerë në Stamboll, ndërsa duhej të transportohej në Novi Pazar.

Siç informon sot Drejtoria doganore e RM-së, automjeti, me targa serbe, e drejtuar nga shtetasi i Serbisë, të shtunën rreth orës 20:15 minuta është paraqitur për hyrje në shtet. Shoferi ka thënë se nuk ka asgjë për të paraqitur, por gjatë kontrollit të automjetit në dy akumulatorët, njëri i vendosur në pjesën e përparme dhe tjetri në pjesën e bagazhit, janë gjetur 14 paketime të mbështjella me ngjitëse. Pas testimit të kryer është konfirmuar se bëhet fjalë për heroinë me peshë të përgjithshme prej 6,9 kilogramë.

Drejtoria doganore kundër shtetasit serb ka ngritur padi penale për veprën e bërë penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë” deri te Prokuroria kompetente publike në Veles dhe ai është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button