Filipine, autobusi bie në humnerë, të paktën 24 të vdekur

Zyrtarët filipinas njoftuan se të paktën 24 persona humbën jetën kur një autobus me 45 pasagjerë ra në një humnerë të thellë në qytetin malor verior. Kjo është një prej aksidenteve më të mëdha vdekjeprurëse në Filipine në vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mark Raymond Cano, epror në Departamentin e katastrofave ka thënë se shkak i aksidentit padyshim janë frenat të cilat kanë dështuar në tatëpjetën e rrugës në Carranglan në krahinën Nueva Ecija.

Cano ka shtuar se pasagjerët e mbijetuar janë tërhequr nga pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe se janë transportuar në spital dhe se në përgjithësi kanë lëndime të rënda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button