Neymar: Nëse besojmë mund t’ia dalim me Juventusin

Futbollisti brazilian i Barcelonës, Neymar, shprehu bindjen se në ndeshjen e kthimit me Juventusin, nga i cili në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, pësuan humbje me rezultatin 3-0, do të mund të eliminojnë ekipin italian duke marrë rezultatin e duhur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat braziliane, futbollisti 25 vjeçar Neymar tha se Juventusi është një klub i mrekullueshëm, por që ata do të mundohen të shkruajnë një histori të re të kthimit. “Ende nuk ka diçka përfundimtare. Nëse besojmë, mund t’ia dalim”, tha Neymar.

Ylli Brazilian tha se në një të tetën e finales në ndeshjen me Paris Saint-Germain (PSG) kanë qenë në një gjendje të ngjashme. “Edhe në ndeshjen me Juventusin kemi shans një për qind. 99 për qindëshi i mbetur përbëhet nga puna, besimi dhe qëllimet. Nëse çdo gjë shkon në rregull, mund ta kthejmë edhe ndeshjen me Juventusin. Unë besoj në potencialin tonë”, tha Neymar.

Në ndeshjen e parë me PSG-në, Barcelona pësoi humbje nga klubi francez PSG me rezultatin 4-0, por në ndeshjen e kthimit si nikoqir arriti të kualifikohet në çerekfinale duke mposhtur kundërshtarin me rezultatin 6-1.

Ndeshja e kthimit të çerekfinales në Ligën e Kampionëve mes Barcelonës dhe Juventusit do të zhvillohet më 19 prill, të mërkurën në Camp Nou.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button