Djali ia pastroi gishtërinjtë e ‘përlyer’ babait, çfarë kupton më pas do t’ju bëjë me lotë (Video)

Një djalosh i ri aplikoi për punë në një kompani printimi. Ai kaloi me sukses intervistën e parë dhe më pas shkoi për t’u takuar me drejtorin për intervistën finale.

Drejtori e pa rezymenë e tij dhe tha se ishte shkëlqyer. Në intervistë, drejtori e pyeti nëse ka marrë ndonjëherë bursë për shkollë, mirëpo përgjigja ishte negative, shkruan Lajmi.net.

“A i ka paguar babai yt të gjitha shpenzimet për studimet tua?” e pyeti drejtori, kurse përgjigja ishte pozitive.

“Farkëtar” u përgjigj djali. Atëherë, drejtori kërkoi që t’ia shihte duart burrit. Ai i kishte duart shumë të pastra dhe në gjendje të rregullt.

I pyetur nga drejtori se a i kishte ndihmuar ndonjëherë të atit në punën e tij, djali u përgjigj, “Kurrë, prindërit e mi gjithmonë kanë dashur që unë të studioj dhe të lexoj më shumë libra.”

Drejtori më pas kërkoi nga ai që të shkonte në shtëpi dhe t’ia pastronte duart babait të tij, pastaj të kthehej nesër në mëngjes.

Djaloshi u pajtua, dhe shkoi në shtëpi, ku ia bëri këtë kërkese të atit, i cili u ndje çuditshëm por dhe i lumtur, dhe ia tregoi duart djalit të tij.

Filloi t’ia lajë ngadalë dhe me kujdes. Ishte hera e parë që vërejti se duart e babait kishin shumë të qara, madje edhe e kuptoi se po ndjente dhimbje në duar kur ai ia fërkonte.

Kjo ishte hera e parë që djali i tij e kuptoi çfarë do të thotë të punosh me këto lloj duarsh çdo ditë, cili ishte çmimi për të paguar shpenzimet e studimeve të djalit.

Atë natë, qëndruan gjatë duke biseduar me njëri tjetrin dhe në mëngjes, djali shkoi tek kompania për të biseduar me drejtorin. Ai tha se tani e çmonte gjithë sakrificën e prindërve dhe e kishte kuptuar se donte të punonte për të ndihmuar familjen e tij.

Këtë e kishte kërkuar tek ai, prandaj drejtori e punësoi menjëherë. Mesazhi i tij ishte që duhet të ketë sa më shumë njerëz që çmojnë vlerën e familjes, të punës me të tjerët, që dinë të jenë me të tjerët dhe t’u ndihmojnë atyre, dhe të mos mendojnë vetëm për përfitime të vete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button