Ish-presidentja jugkoreane akuzohet për korrupsion

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, zyrtarisht është akuzuar për skandalin e korrupsionit, që çoi në rrëzimin e saj nga pushteti, shkruan REL.

Prokurorët thonë se ish-presidentja përballet me akuza për ryshfet, abuzim me pushteti dhe rrjedhje të sekreteve shtetërore.

Park Geun-hye, 65-vjeçare, e cila gjendet në paraburgim, është akuzuar për presion mbi shefat ekzekutivë të bizneseve,për të dhuruar dhjetëra miliona dollarë në fondacionin e një miku të saj, në këmbim të favoreve qeveritare.

Ajo është larguar nga pushteti muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button