Këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare vizitë në Afganistan

Këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kombëtare Herbert McMaster kryen një vizitë surprizë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

McMaster dhe delegacioni që e shoqëron kanë kryer një takim me presidentin afgan Eshref Gani në rezidencën presidenciale.

Në takim duke shprehur falënderimet ndaj SHBA-ve për ndihmën për Afganistanin, presidenti Gani ka theksuar se janë mirënjohës ushtarëve amerikanë që kanë humbur jetën në Afganistan në luftën kundër terrorizmit.

Duke theksuar se terrorizmi është një kërcënim i madh për botën, Gani tha se për brezat e ardhshëm duhet të merren masa serioze në çështjen e luftës kundër terrorizmit. Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria afgane ka kryer punime të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit.

Edhe McMaster ka bërë të ditur se terrorizmi është një kërcënim i përbashkët për botën dhe ka shtuar se për të luftuar me këtë duhet të veprojnë gjithmonë së bashku.

Duke theksuar se pas kësaj nuk do të mbesë asnjë vend i sigurtë për terroristët në Afganistan, McMaster është shprehur se SHBA-të do të vazhdojnë ndihmat për Afganistanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button