Fotoja e parë e djalit të Janet Jackson, do befasoheni

Fansat kanë marrë një pamje të pjesshme por shumë të ëmbël nga djali i Janet Jackson, Eissa, me anë të fotos që këngëtarja ka postuar të premten.

“Fëmija im dhe unë pas gjumit”, ka shkruar Jackson në foton që ka ndarë teksa përqafon Eissa-n ndërkohë që ai ka hapur gojën.

Jackson, 50 dhe bashkëshorti i saj Wissam Al Mana, pritën fëmijën e tyre të parë në janar pas “lindjeje të shëndetshme pa stres”, siç tha një përfaqësues për mediat i këngëtares.

Vitin e kaluar, Jackson njoftoi shtyrjen e koncerteve për shkak të shtatzënisë.

“Mendova që ishte e rëndësishme ta mësonit të parët”, ka thënë ajo në një video.  “Bashkëshorti im dhe unë po planifikojmë të krijojmë familje, kështu që unë do e shtyj turin”, tha ajo në atë kohë. Më pas u publikuan foto në faqen e spektkalit Entertainment Tonight ku dukej shtatzënë dhe në tetor e konfirmoi vetë në një intervistë për People.

Ditët e fundit kanë dalë lajme që këngëtarja është ndarë nga bashkëshorti menjëherë pas lindjes së djaltit të tyre. Megjithatë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për statusin martesor të Janet dhe biznesmenit nga Qatari, Al Mana.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button